Juventus, efekti Ronaldo, bum shitjesh dhe shtim ndjekësish në rrjetet sociale

Sport

ronaldo juventus
Cristiano Ronaldo nuk është prezantuar ende si lojtar i Juventusit, por sidoqoftë zyrtarizimi i marrëveshjes me të ka bërë që menjëherë të ketë efekte pozitive në klubin kampion të Italisë. Kështu fanella me numrin 7-të, që duhet saktësuar, mbahej nga Cuadrado, po shitet pafund me emrin Ronaldo mbi të. Ditën e mërkurë dyqanet zyrtare të Juventusit në stadiumin bardhezi i mbaruan tërësisht fanellat për shkak të një bumi porosish. Sipas raportimeve kjo ditë kishte 30% më shumë shitje se periudha e vitit të kaluar. Ndërkohë edhe pse nuk ka hyrë faza përgatitore për sezonin e ardhshëm që tani po ka interesim të jashtëzakonshëm për sa i përket abonimeve. Vitin e kaluar 29300 abonimet u shitën tërësisht dhe e njëjta situatë pritet të ndodhë edhe këtë sezon me ardhjen e Ronaldos.

ronaldo juve

Vetëm shitja e abonimeve do t’i japë Juventusit 25.7 milionë euro arkëtime. Këtë vit pritet një rritje e ndjeshme e cmimit dhe sipas Sky-it shifra do jetë 33 milionë. Ndërkohë efekt pozitiv ka pasur edhe në rrjetet sociale. Për vetëm një ditë faqja zyrtare e Juventusit ka shtuar mbi 1.5 milionë ndjekës.Që kur klubi italian e zyrtarizoi blerjen e portugezit, numri i ndjekësve në Twitter është rritur për 1.1 milionë, duke arritur në shifrën e 6.17 milionëve. Në Facebook numri i pëlqimeve është rritur për 500 mijë brenda një dite, duke shkuar në 33 milionë, dhe ndërsa shumica e fotografive të Juventus pëlqehen me një shifër mesatare prej 400 mijë ndjekësish, me Ronaldon kjo mesatare po i kapërcen milionat. E pra llogaritë duket se janë bërë mirë, pritshmëritë janë edhe më të larta.