Angel Di Maria është I pavendosur për të ardhmen e tij. Në fund të sezonit, anësorit të sulmit I përfundon kontrata me Juventusin, por ende nuk dihet se ku do luajë futbollisti në edicionin e ardhshëm.
Një mundësi është që ai të rinovojë edhe për një tjetër sezon me 36 herë kampionët e Italisë. Mëngjarashi është shprehur se ndihet I lumtur në Torino, mirëpo situata problematike me drejtësinë që ka kapluar Juventusin përgjatë kohëve të fundit, ka krijuar një panoramë të zymtë për shumë tematika, e mes tyre është edhe kjo e Di Marias.
Nëse bardhezinjtë vijojnë të kenë probleme me aspektin financiar edhe në vijimësi, atëherë duket mëse e mundur që argjentinasi të largohet nga Allianz Stadium, për ta vazhduar karrierën diku tjetër. Sipas raportimeve të mediave botërore, ekziston mundësia që Di Maria të mbetet në Europë. Një klub që ka shprehur interes për shërbimet e tij është Barcelona, me katalanasit që do ta donin ta kishin kampionin e botës pjesë të organikës së tyre.
Mirëpo, nga ana tjetër, ka gjithashtu informacione se pas këtij sezoni, Di Maria mund ta konsiderojë të përfunduar epokën në Europë dhe mund të rikthehet sërish në klubin e Rosario Central, aty ku hodhi hapat e parë si futbollist.
Sa I përket edicionit actual, ndonëse është penalizuar për shkak të problemeve të njëpasnjëshme fizike, të dhënat e Di Marias janë mjaft pozitive me Juventusin. Anësori I sulmit është aktivizuar 20 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke kontribuar me 4 gola dhe 6 asist.