Pas humbjes me Interin në San Siro, Juventusi I është rikthyer sërish punës për të vazhduar me ndeshjet e tjera të sezonit. Lojtarët e skuadrës bardhezi kanë marrë një ditë pushim nga trajneri Massimiliano Allegri, teksa janë ritkthyer sërish në stërvitje.
Ndër të tjera, vëmendja ka qenë gjithashtu e përqendruar tek dy lojtarë mjaft të rëndësishëm të organikës bardhezi, sikurse janë Federico Chiesa dhe Dusan Vlahoviç, të cilët që të dy kanë vuajtur jo pak nga problemet fizike përgjatë këtij edicioni futbollistik.
Chiesa vijon të ketë në mënyrë të herë pas hershme probleme me gjurin, të cilat nuk po I kalon dot plotësisht thuajse që prej dy vitesh. Nga ana tjetër, Vlahoviç ka një shqetësim muskulor në kofshë.
Thënë këtë, nga stërvitja e fundit, Chiesa ka dhënë sinjale positive, me anësorin e sulmit që është stërvitur rregullisht me pjesën tjetër të skuadrës, çka do të thotë se do të jetë I gatshëm për ndeshjen e radhës në kampionat, atë ndaj Udineses, të Hënën e 12 Shkurtit në Allianz Stadium.
Nga ana tjetër, Vlahovic ka kryer stërvitje individuale, çka do të thotë se ballkanasi është në dyshim për takimin e ardhshëm, megjithaëse nuk përjashtohet mundësia që ai të grumbullohet dhe të rikthehet në dispozicion të trajnerit Massimiliano Allegri. Me atë se çfarë ka arritur të japë përgjatë ndeshjeve të fundit, Vlahoviç është padyshim sulmuesi në më formë I Juventusit dhe mungesa e tij, patjetër që mund të konsiderohet problem për Zonjën e Vjetër.
Gjithësesi, lajmi I mirë për Allegrin është rikthimi I Arkadush Milik, I cili e ka shlyer pezullimin e kartonit të kuq të marrë në ndeshjen me Empolin në shtëpi dhe tashmë ëshë sërish gati për të luajtur.