JUVENTUS – DORTMUND

Sport

Mbrëmjen e sotme në “Allianz Stadium” Juventus pret Borussia Dortmund në ditën e parë të ndeshjeve në fazën e Ligës. Me këtë rast Igor Tudor dhee Manuel Locatelli dolën përpara medias.

Kroati vendas vlerëson verdhezinjtë si një skuadër e madhe jo vetëm në Gjermani por edhe në nivel ndërkombëtar. Tudor nuk di të thotë se deri ku do të shkojë Juventus në këtë kompeticion por fokusohet vetëm tek ndeshja e rradhës. Bardhezinjtë janë mirë në çdo element dhe Tudor ndihet me fat që ka në dispozicion futbollistë seriozë dhe të përqëndruar. Pasi në Champions League, çdo ndeshje është e komplikuar për shkak të nivelit të lartë të kundërshtarëve që gjenden në kompeticion.

Ndërsa Locatelli thekson karikimin që mori Juventus pas fitores ndaj Inter. Në startin e kompeticionit më të bukur thotë ai, stimulohemi edhe nga fakti që luajmë përpara tifozëve tanë, përballë një skuadre të fortë si Dortmund. Forca jonë është kompaktësia thotë Locatelli por në Champions fiton kush shënon më shumë.

Në spondën verdhezi, Niko Kovac nuk fshihet dhe beson në kualitetin e skuadrës jo vetëm për transfertën në Torino por tërë kompeticionin që starton sot. Ai është i kënaqur për konkurencën në ekip që garanton ekuilibrat mes fizicitetit, kreativitetit dhe performancës në vrapim. Nëse arrijmë gërshetimin e duhur të këtyre elementëve, atëherë do të jemi në një pozicion shumë të mirë përballë kundërshtarëve, përfundoi kroati mik.

Përkrah Niko Kovac ishte Marcel Sabitzer që do të fillojë edicionin e 3 në Champions League me Dortmund. Austriaku vëren se Dortmund ka lojtarë cilësorë që meritojnë të luajnë kompeticion. Ndeshjet janë të shumta dhe traineri ka nevojë për të gjithë pasi në çdo kompeticion Dortmund futet për ta fituar.