Juventus, Claudio Marchisio prish kontratën dhe del lojtar i lirë

Sport

marcisio
Juventusi mbyll përfundimisht merkaton në hyrje dhe ndërsa Marotta dhe Paratici mendojnë për lojtarë si Milinkovic-Savic apo Rabiot, për sezonin e ardhshëm, Marchisio është lojtari që përfundimisht e mbyll aventurën e tij me bardhezinjtë. 32-vjecari, në skuadër që kur Juventusi u rrëzua në kategorinë e dytë, ka dakordësuar një prishje të parakohshme të kontratës. Vetë klubi i Juventusit e komunikoi këtë lajm duke lënë disi të shtangur tifozët. Pas rreth 400 ndeshjesh me bardhezinjtë, Marchisio vendos përfundimisht të kërkojë një aventurë të re. Edhe pse ende asgjë s’është konkrete, është përfolur për një interesim të disa skuadrave franceze.

claudio

Ndërkohë nuk përjashtohet mundësia që ai të angazhohet nga klube të Serie-A-së, në fund të merkatos. Marchisio largohet me 14 trofe të fituar me Juventusin, prej të cilëve 7 janë vetëm tituj kampionatesh. “Faleminderit për gjithçka” lexohej në mesazhin e shpërndarë në twitter nga klubi bardhezi në drejtim të Claudios. Në karrierën e Marchisios figuron vetëm një huazim te Empoli dhe gjithmonë prezent në Torino. I pagëzuar me nofkën “Principino” ai kishte një lidhje të fortë me tifozët edhe pse shpesh kaplohej nga lëndimet. Sipas shtypit italian, do jetë vetë Allegri ai që do t’i japë shpjegime kësaj lëvizjeje të fundit, ndërsa për Marchision e ardhmja mbetet për t’u parë.