Juventus-Barcelona, Luis Enrique merr përsipër gabimet, përmbysja tejet e vështirë

Sport

fgtdyryi

Luis Enrique ka marrë përsipër të gjitha përgjegjësitë e humbjes 3-0 të Barcelonës në Juventus Stadium, duke theksuar se do bëjë të pamundurën që në ndeshjen e kthimit skuadra të përgjigjet më mirë. Pas sfidës së parë cerek-finaliste të Champions League-ës, trajneri asturian pranoi se në fushë u pa e njëjta skenë që Barcelona përjetoi në Paris kur humbi 4-0, por tha se ishte e vështirë të mendohej një tjetër përmbysje. “Ishte një pjesë e parë totalisht e vështirë ku nuk mundëm të dilnim në lojën tonë, është e dyta herë që na ndodh një situatë e tillë, çka është disi e vështirë të mendohet për një tjetër përmbysje” – tha Enrique teksa theksoi se nuk është mirë të individualizohet një humbje dhe nuk pranoi të flasë në vecanti për mbrëmjen e vështirë që patën sidomos Messi dhe Neymar. Një nga lojtarët më të kritikuar ndërkohë ishte Javier Mascherano, i cili vuajti tejmase kontrastin me Chiellinin në golin e tretë. “S’duhet ta harrojmë se përballë kishim një skuadër tejet të fortë. Gjërat nuk na funskionuan, por tanimë s’na mbetet gjë tjetër vecse të shohim përpara dhe të nxjerrim një ndeshje të mirë në Barcelonë” – ka thënë argjentinasi i cili në këtë sfidë u aktivizua si mesfushor i tërhequr. Ndërkohë kapiteni Iniesta u shpreh se katalanasit meritonin të paktën një gol nga një sfidë që sipas tij u vendos shumë sidomos në pjesën e parë. 32-vjecari shtoi më tej se të tijët duhet të përmirësohen ndjeshëm për sfidën e kthimit pasi në të kundërtën përmbysja do jetë e pamundur për ta.