Juventus – Ajax, flasin për duelin Allegri dhe Can

Sport

emerdhetjetyer.jpg

Juventus përballet sonte me Ajax, në ndeshjen e kthimit në Champions League. Ja si janë shprehur për sfidën e sotme Allegri dhe Can. Ndiqni duelin live në Tring Sport 2 HD.
“Rezultati i ndeshjes së parë nuk duhet marrë parasysh. Është një ndeshje mjaft delikate, të cilën ne duam të luajmë më të njëjtin shpirt loje siç bëmë kundër Atleticos. Duhet të trajtojmë Ajaksin me respekt, pasi kanë treguar një nivel të lartë loje dhe ndoshta na kanë vënë në vështirësi më shumë se çdo skuadër tjetër. Në ndeshje të tilla na duhet jemi agresivë, por njëkohësisht edhe të kujdesshëm, pasi nëse na shënojnë, do të jetë e vështirë ta zgjidhim ndeshjen sipas mënyrës sonë. Nëse sot De Jong do të luajë, atëherë duhet ta vendosim sa më shumë nën presion. Gjithësesi, edhe nëse ai nuk është në fushë, duhet të bëjmë kujdes se ku dhe kur i lejojmë të luajnë më topin. Nuk mund t’i lejojmë të qarkullojnë lehtësisht në gjysmëfushën tonë. Që t’i kundërpërgjigjemi lojës së tyre, na duhet të jemi në nivelin më të lartë nga ana teknike. Pra, na duhet të luajmë më mirë se në ndeshjen e parë. Kemi disa lojtarë me probleme fizike dhe ende nuk kam vendosur se kush do të luajë, por po shoh që të aktivizoj lojtarët që janë në gjendjen më të mirë fizike.” – Massimiliano Allegri

“Do të luajëm në të njëjtën mënyrë si kundër Atletico Madrid. Duam të shënojmë sa më shuëm dhe të fitojmë, pasi e dimë që jemi të aftë për këtë gjë. Kemi një trajner të zotë që di se si t’i zgjidhë ndeshje. Për të, çdo takim ëshë i rëndësisë së lartë, prandaj gjithmonë punon me detaje për të na përgatitur siç duhet. Sot do të luajmë një ndeshje shumë të vështirë. E dimë që klubi kërkon të fitojë Champions League-ën, por kjo nuk na vë në presion. Thjesht rrit më shumë dëshirën tonë për të bërë paraqitje sa më të mira. I kemi shkuar pranë trofeut në vitet e kaluara, prandaj këtë herë duam t’ja dalim deri në fund.” – Emre Can