Juve-Real një finale me shifra të çmendura për fituesit

Sport

fdkdotropt

Në aspektin financiar, si Juventus, ashtu edhe Real janë triumfues në Champions, thjesht me praninë e tyre në finale. Bardhezinjtë deri tani kanë arkëtuar një shumë mbi 127 milionë euro. Gati gjysma – 58.5 milionë – vijnë nga të drejtat televizive. Ndërsa pjesa tjetër, 52.7 janë shpërblime për 4 fitore dhe 2 barazimet e arritura në fazën e grupeve, prej kalimit të raundit të 1 të tetave, atij çerekfinal dhe gjysmëfinales. Por jo vetëm kaq: 17 milionë të tjerë janë përfituar nga shitja e biletave në “Juventus Stadium”, të mos harrojmë edhe 1 milionë euro shpërblim nga sponsori kryesor i klubit. Me pak fjalë, pa nisur ende finalja, për “Zonjën e Vjetër” është një sukses financiar. Italianët, nga finalja e dy viteve më parë, përfituan vetëm 85 milionë. Ndërkohë këtë vit, në rast triumfi, shifra e përfitimit kap kuotën e 133 milionëve. Fitorja e sotme dhuron direkt 4.5 milionë euro. Realizimi i tripletës do të vlente 500 mijë euro premio, nga të cilat 350 mijë për ngritjen e trofeut me “veshë të mëdhenj”. Reali nga ana tjetër, duke fituar edhe Champions pas titullit kampion, do të bënte “bis”! Një arritje kjo që nuk ndodh prej 1958-s. Nëse ia dalin, çdo lojtar I ‘Los Blankos” përfiton 1.5 milionë euro shpërblim. Deri tani madrilenët kanë përfituar 39.7 milionë euro, të cilave iu shtohen edhe 11 milionë nga premiot për rezultatet dhe kapërcimin e raundeve me eliminim direkt. Nëse rast suksesi ndaj Juventusit, shtohen edhe 4 milionë euro të tjera, ndaj Reali mund të arrijë në kuotën 54.7 milionë, pa llogaritur të ardhurat nga të drejtat televizive, që janë më pak sesa të Juventusit, pasi skuadrat spanjolle duhet të ndanin në katërsh shumën e përgjithshme, ndryshe nga italianet që ishin dy gjithësej . Në total, duke shtuar dhe përfitimet nga sponsorët, Reali mund të përfitojë mbi 100 milionë euro.

Molgen Balena

Tring Sport