Si Juventusi, edhe Reali kanë udhëtuar në Kardif të premten në mëngjes. Hoteli i spanjollëve është zgjedhur në qendër të qytetit. Bëhet fjalë për Mercure Holland, rreth 2 km nga stadiumi. Një strukturë me 4 yje, që figuron në vendin e 12-të mes 73 hoteleve të seleksionuar në Kardif. Një zonë e rërë e mbrojtur me masa sigurie, do të jetë në dispozicion të Cristiano Ronaldos me shokë. Një zgjedhje në kundërtendencë me zakonet e madrilenëve, si për faktin që në finalet e mëparshme ishin preferuar zgjedhje më të qeta dhe jashtë qytetit, ashtu edhe përsa i takon nivelit më të lartë të luksit. Në bazë të këtij vendimi thuhet se janë motivet e sigurisë.
Bardhezinjtë kanë zgjedhur një rezidencë në periferinë e kryeqytetit uellsian. Quhet “Vale Resort Hensol” dhe shtrihet rreth 10 milje larg Kardifit. Një resort luksoz, me një SPA që konsiderohet më e madhja në Uells dhe me fusha sportive, ku stërvitet përfaqësuesja e regbisë. Në total janë 143 dhoma, por edhe në këtë rast, hoteli nuk do të jetë plotësisht i rezervuar për Juventusin.