Juventusi ka nisur të lëvizë për të përforocuar kuadratin e portës. Paraqitjet e Szczesny-it kanë qënë kostante dhe fakti që bardhezinjtë e mbyllën vitin 2022 duke mos pësuar gol në 6 ndeshjet e fundit në kampionat do të thotë që edhe performancat e 32 vjecarit kanë qënë pozitive, e megjithatë Juvja kërkon që ta ketë të blinduar kuadratin. Sipas mediave në Itali, klubi torinez ka gati marrëveshjen me Empolin për Guglielmo Vicarion.
Bardhezinjtë kërkojnë të mposhtin konkurencën e Tottenhamit dhe të Romës që kanë disa kohë që janë shfaqur në dritare për 26 vjecarin. Juvja synon të njëjtin operacion si me Gatti-n, pra ta blejë kartonin e më pas ta lëshojë në huazim sërish tek Empoli. Klubi toskan kërkon 15 milion euro për të drejtat e Vicario-s. Nëse gjithcka konkretizohet atëherë portieri do ti bashkohej skuadres në verë duke qënë fillimisht zëvendësuesi i Szczesny-t dhe pasi polakut ti përfundoj kontrata në 2024-en atëherë Vicario do të merrte rolin e titullarit. Portieri nga Friuli po kalon një periudhë të jashtëzakonshme forme. Nga fillimi i sezonit të shkuar është portieri me më shumë pritje në 5 ligat kryesore europiane, teksa është edhe një specialist për të ndalur 11-metërshat. Në dy edicionet e fundit ka pritur plot 6 penallti. Përsa i përket Mattia Perin-it, i cili firmosi rinovimin deri në vitin 2025, nuk përjashtohet mundësia e shitjes së kartonit edhe pse paraqitjet e ish kapitenit të Genoas gjatë këtij sezoni në ato raste kur është thërritur në detyrë kanë qënë mjaft pozitive.