Juve, Pogba e Chiesa thuajse gati

Sport

Dëmtimet tek Juventusi e kanë ndërlikuar fillimin e sezonit. Pogba, Chiesa si dhe Di Maria i dëmtuar dy herë nuk kanë kontribuar  për skuadrën. Mungesat e tyre e kanë  ndikuar shumë idenë që Allegri kishte në verë në lidhje me lojën e skuadrës. Në  këtë aspekt, drita në fund të tunelit duket se ka nisur të shfaqet pak më e fortë. Francezi po stërvitet gradualisht me shokët e ekipit, ndërkohë Juvja po mendon që Chiesa të aktivizohet në disa miqësore ,  duke luajtur edhe me skuadrat e akademisë për të rifituar më shumë ritmin e lojës.

Përsa i përket Pogbas, dëmtimi në menisk dhe gjithë rrëmuja e krijuar me vonesën e operacionit tashmë i përkasin së shkuarës. Mesfushori do të rikthehet në grup, ndoshta është ende herët për ta parë  në fushë këtë muaj, por në ndeshjet e nëntorit mes Champions League dhe kampionatit, ai duhet të jetë gati, për t’iu përkushtuar më vonë edhe Kupës së botës në Katar ku Franca do të kërkoj të mbrojë titullin kampion.

Chiesa, nga ana tjetër, ka dy javw qw po punon me grupin pas rikthimit nga operacioni i ligamentit të gjurit  dhe ideja e stafit mjekësor të Juventusit është të organizojë  ndeshje miqësore përpara se ta kthejë atë pjëse integrale të sfidave zyrtare të bardhezinjve.