JUVE, PENALIZIMI RREZIKON TE JETE ME I ASHPER

Sport

Mund të ketë konture ende të papërfunduara penalzimi me pikë i Juventusit në këtë sezon. Pas cështjes “Prisma”, që solli një sanksion prej -15 pikësh në renditjen e kampionatit, klubi bardhezi rrezikon seriozisht një tjetër ndëshkim. Më 19 prill duhet të mbyllet cështja e plusvalencave në shkallën e tretë, duke shpresuar në rikthimin e 15 pikëve në renditje. Por më pas, drejtuesit bardhezi do të prezantohen përpara Gjykatës Federale për shkallën e parë gjyqësore të cështjes tjetër, atë të pagave, por edhe të faturimit të agjentëve, që sipas hetuesve, janë fryrë më shumë sesa janë realisht. Në këtë drejtim mund të ketë edhe një ndëshkim të disa menaxherëve të lojtarëve. Por gjithashtu, në përfundim të këtij procesi mund të vijë një gjobë për klubin, ose me shumë mundësi edhe të tjera pikë penalizimi për bardhezinjtë. Aq sa flitet se do të shkohej në total deri në -40 pikë. Pa lënë mënjanë as drejtuesit, që do të pezulloheshin deri në 6 muaj. Ndoshta ky tingëllon dënim i ashpër, por që lë të kuptohet “grushtin e fortë” që ka ndërmend të përdorë Prokuroria sportive, për një nga cështjet më groteske të historisë së futbollit italian. Për më tepër, hapja e një serie procesesh gjyqësore në një kohë relativisht të shkurtër, do të ishte një kërcim serioz edhe për të ardhmen e klubit juventin. Po UEFA çfarë po bën në këtë prizëm? Për moemntin duket se e ka lënë gjithcka në dorën e drejtësisë sportive italiane. Vetëm më pas do të shihet.