Juve, merkato, Dzeko

Sport

Ardhja mëse e mundshme e Romelu Lukakut tek Interi eventualisht do të mbyllte hapësirat e Edin Dzekos. Boshnjaku do të përfundonte në stol duke humbur shumë në hierarkinë e Simone Inzghit, për këtë arsye ka nisur të përflitet largimi i 36 vjecarit pas vetëm një sezoni me fanellën zikaltër.

Juventusi ka qënë një ndër klubet që e ka admiruar sumuesin që në kohën kur ishte pjesë e Romës, madje shumë herë ka qenë pranë transferimit të tij, ndoshta ka ardhur momenti që martesa mes Dzekos e Juves më në fund te relizohet, të pakten kështu shkruajnë mediat në Itali. Bardhezinjtë kanë nevojë për një futbollist që mund ti japë pak frymëmarrje Vlahovicit dhe me sa duket Dzeko është piketuar si më i përshtatshmi.

Në sezonin e fundit, ai u shfaq disa herë vendimtar dhe edhe pse jo më në pranverën e karrierës së tij e mbylli edicionin me 17 gola të realizuar, një konfirmim që ende nuk ka ardhur fundi për Edin Dzekon dhe tek Juvja duket se janë të bindur që ai mund të përmbushë rolin e zëvendësuesit të Vlahovicit sa herë do ti jepet rasti nga Allegri. Ndërkohë duket se është zvanitur shpejt pista Luis Suarez, i cili me sa raportohet është drejt nënshkrimit me argjentinasit e River Plate, teksa Juvaj është ende në pritje të Angel Di Marias.