Juve, ja kush mund të ikë pas ardhjes së Ronaldos

Sport

juve 7
Ardhja e Cristiano Ronaldos te Juventusi ka hapur dyert e largimit për sulmuesin argjentinas, Gonzalo Higuainin, i cili para përfundimit të sezonit cilësohej si i pashitshëm nga ana e drejtuesve të Juventusit. Tani gjërat kanë ndryshuar dhe te bardhezinjtë planifikojnë që me shitjen e Higuainit, të rregullojnë llogaritë financiare pas blerjes së Ronaldos. Pikërisht për të ndrequr bilancet e klubit, që gjë është kusht edhe nga “Fair Play” financiar, Higuaini duket se do të jetë i pari që del në shitje, por nuk është i vetmi. Flitet se mbrojtësi 23-vjeçar Daniele Rugani, gjithashtu do të jetë një nga të sakrifikuarit, për të kompensuar shpenzimet e bëra për Ronaldon. Si për Higuain, ashtu edhe për Ruganin, në fakt prej kohësh ka shprehur interes Chelsea.

higuain
Mirëpo një tjetër lojtar që Juventusi rrezikon të mos e ketë në sezonin e ardhshëm është edhe anësori Alex Sandro. Braziliani flitet se ka një marrëveshje në parim me Paris SG. E madje nëse transferohet te klubi francez, do të fitojë një pagë dyfish më të madhe sesa e ka aktualisht. Saktësisht, Sandro është pajtuar për një kontratë 4-vjeçare me kampionët e Francës, me vlerë 4.5 milionë eurosh në sezon, që është dukshëm më e madhe se ajo 1.7 milionë euro që merr te Juventusi. Por nga sa raportohet prej mediave franceze dhe italianes “Calciomerato.com”, mbeten 10 milionë dollarë mes ofertës së skuadrës pariziene dhe asaj që kërkon Juventus për brazilianin. Parisi ka bërë ofertë 40 milionë euro, ndërsa drejtuesit e klubit bardhezi nuk duan ta lëshojnë Alex Sandron për më pak se 50 milionë euro.

sandro