Jurgen Klopp uron që Firmino të rinovojë kontratën

Sport

Jurgen Klopp uron që Roberto Firmino të rinovojë kontratën. Braziliani gjendet në muajt e fundit të marrëveshjes së tij me klubin anglez, çka do të thotë se në verë, do jetë një lojtar me parametra zero.

Në kushte si këto, mediat në ishull, vazhdimisht kanë raportuar se nuk përjashtohet mundësia që në edicionin e ardhshëm, Firmino të largohet nga Liverpool dhe njëkohësisht nga kontinenti i vjetër dhe të transferohet në Arabinë Saudite, atje ku mund të bashkohet me Cristiano Ronaldon.

Sidoqoftë, Jurgen Klopp uron që Firmino të qëndrojë. “Dua që Firmino të mbetet pjesë e skuadrës. E kam thënë edhe më parë që ai është një lojtar i rëndësishëm për ekipin tonë”, ka thënë strategu gjerman, fjalët e të cilit mund të merren edhe si një mesazh nga drejtuesit e klubit. Për momentin, 31 vjeçari vuan nga një dëmtim muskulor, të pësuar në dhjetor të 2022-shit dhe ende nuk ka arritur të rikuperohet.

Që prej 2015-tës kur është transferuar në Anfield, Firmino ka ditur të kthehet në një lojtar kyç të gjigantëve nga Merseyside dhe ka qenë gjithmonë protagonist në të gjitha sukseset e kësaj epoke.

Firmino ka luajtur 348 ndeshje në të gjitha kompeticionin me Liverpool, duke shënuar 107 gola dhe 78 asist.