Jurgen Klopp (Trajneri i Liverpool)
Nuk mund të them me saktësi se çfarë kemi përmirësuar më shumë. Kemi bërë çdo gjë në mënyrën e duhur dhe i kemi marrë gjërat ndeshje pas ndeshje. Duam të arrijmë të njëjtat nivele si në sezonin e shkuar, por na duhet qëndrueshmëri. Është e rëndësishme të luajmë lojën tonë, të përdorim pikat tona më të forta dhe të kemi besim se mund t’ja dalim. Se çfarë ka ndryshuar nga vjet, do ta gjykojmë vetëm në fund. Sezonin e kaluar ne u mundëm këtu. A mund të jem i sigurt se nuk do të ndodhë përsëri? Jo, por djemtë më kanë dhënë shenjat e duhura se kanë mësuar nga gabimet e asaj sfide. Mjafton të ruajmë përqëndrimin tonë dhe jam i sigurt se do të marrim atë që duam nga ky takim.
Jordan Henderson (Mesfushor dhe kapiteni i Liverpool)
Është herët për të thënë se ne jemi favoritët. Sezonin e kemi nisur mirë, por mund të bëjmë akoma më shumë. Është e rëndësishme ta nisim edhe këtë kompeticion në mënyrën e duhur. Jemi gjithmonë të uritur për fitore dhe do të bëjmë gjithçka për të marrë rezultatin që duam. Të jesh pjesë e Liverpool-it në këtë moment do të thotë që duhet të përballesh me të gjithë. Çdo skuadër që luan në këtë kompeticion kërkon të na mundë dhe detyra jonë është të bëjmë edhe më mirë se vitin e kaluar.