Jurgen Klopp, trajneri i Liverpulit:

Sport

“Duhet të vazhdojmë të luftojmë. Nuk mund ta përmbysim këtë situatë brenda natës. Kemi ende nevojë për punë. Kam folur me lojtarët e mi dhe ata janë të vetdijshëm që sot nuk mund të presin të njëjtën ndeshje si në ‘Anfield’. Në ‘Champions League’, faktori ‘fushë’ ndikon gjithmonë në performancat e një skuadre. Në shtëpi kemi ditur të marrim maksimumin, por ndeshjet në transfertë mbeten mjaft problematike. Nuk mendoj se do të surprizohemi nga Rangers sa i përket formacionit dhe mënyrës së lojës. E dimë se çfarë na pret. Do të jetë një atmosferë krejtësisht ndryshe dhe ata do të përpiqen të jenë më agresivë. Kemi disa mungesa por tashmë jemi mësuar me të tilla gjëra dhe nuk më pëlqen të justifikohem me këtë. Lojtarët e mi janë të aftë të menaxhojnë në mënyrën më të mirë të mundshme edhe situatat nga më të vështirat. Ata kanë besim të plotë nga ana ime. Na pret një ndeshje shumë e rëndësishme për ecurinë tonë në këtë kompeticion, prandaj do të përpiqemi të shfaqim më të mirën tonë dhe të provojmë të sigurojmë fitoren.”