“Pas përfundimit të ndeshjes së vajtjes 3 javë më parë, thashë se Reali e ka prerë biletën e kualifikimit. Megjithatë, ne e dimë se është edhe një tjetër sfidë për t’u luajtur. Për këtë arsye, edhe pse ka mbetur vetëm 1% mundësi, ne do të provojmë. Ashtu sikurse jemi surprizuar nga vetja nga rezultatet negative, mund të surprizohemi gjithashtu edhe nga rezultatet pozitive. Sigurisht që ne nuk kemi ardhur këtu për t’i thënë Realit që të jetë i kujdesshëm, por kemi ardhur këtu për të fituar ndeshjen. Nuk kemi asgjë për të humbur dhe kjo është më mirë sesa të mos kesh arsye për të provuar. Megjithëse, të them të vërtetën, do të më pëlqente të ndodhesha në vendin e Carlos; të mbroja një avantazh prej 3 golash.Duhet të zhvillojmë një ndeshje perfekte në aspektin taktik, si me top, ashtu edhe pa të. Presingu nga ana e mesfushës duhet të jetë i një niveli mjaft të lartë dhe këtë e them në mënyrë të padiskutueshme. Duhet të rrezikojmë, por gjithashtu duhet të kemi kujdes edhe nga kundërsulmet. Pikërisht nga një aspekt i tillë vuajtëm në sfidën e parë, sidomos në pjesën e dytë. Nuk mundëm t’i bënim dot ballë dyshes Benzema dhe Vinicius, megjithëse ia dolëm në momente të caktuara.”