Jürgen Klopp, trajneri i Liverpool:

Sport

“Kemi bërë një ndeshje shumë të mirë në shtëpinë tonë, por ende nuk ka mbaruar. Sigurisht që vijmë me një ndjesi të mirë pas asa që bëmë në takimin e parë, por kurrësesi nuk do të ndryshojmë qasjen tonë të lojës. Për momentin, kjo është ndeshja më e rëndësishme e sezonit. Nuk e dimë nëse do të kemi mundësi të vijmë sërish kaq larg, prandaj duhet të marrim gjithçka që mundemi nga ky rrugëtim. Ndryshe nga sezonet e tjera, besoj se ekipi tani ndihet më i pjekur, ka më shumë eksperiencë dhe është më i përgatitur për të zgjidhur edhe situata nga më të vështirat. Por takime të tilla nuk fitohen vetëm me eksperiencën. Na duhet të jemi në gjendjen më të mirë në aspektin fizik dhe për këtë kemi punuar vërtet shumë më djemtë. Jemi në garë të fortë në disa kompeticione, kjo është e vërtetë. Për hir të së vërtetës, ne tashmë jemi mësuar që fundi i sezonit të jetë në një intensitet kaq të lartë. Unë kam për detyrë të menaxhoj si duhet ekipin, për të mos rrezikuar me lodhjen, dëmtimet. Prandaj përpiqem që herë pas herë të bëj disa ndryshime, jo vetëm me lojtarët që hedh në fushë, por edhe me mënyrën e lojës. Është e vështirë të jesh gjithnjë i freskët fizikisht, kur luan kaq shumë ndeshje, kaq shpesh dhe në një intensitet kaq të lartë. Na pret një ndeshje ndryshe këtë herë. Ne e dimë se çfarë do të thotë të luash nën mbështetjen e tifozëve të tu. Villarreal-it mund t’i mjaftojë vetëm 1 goditje, 1 gol, që të ndezë gjithçka. Prandaj është e rëndësishme të jemi të përqëndruar. Duke parë dhe situatën, nuk mendoj se është e nevojshme që skuadra të ushtrojë ‘pressing’ të lartë gjatë gjithë kohës. Ajo se çfarë ka rëndësi tani, është lëvizim me zgjuarsi nëpër fushë, me apo pa topin nën zotërim.”