“Rangers po shfaqin një ecuri të mirë në përgjithësi. Pres që edhe në këtë ndeshje kundër nesh të luftojë për një rezultat sa më të mirë. Skocezët luajnë një futboll cilësor dhe mbi të gjitha, kanë një trajner të zotin sic është Van Bronkhorst. Sezonin e kaluar bënë vërtet një ecuri të jashtëzakonshme sa i takon arenës evropiane. Duhet të jemi të përgatitur në maksimumin e mundshëm, se do të gjejmë përballë pak a shumë të njëjtën skuadër si vjet. Presim që në fushë të ketë një luftë, një luftë të vërtetë sportive! Sa i takon momentit që po kalon skuadra ime, di të them se jemi duke pësuar shumë gola. Kemi një metodë të mirë të të mbrojturit. Por kur jemi të pavendosur mirë, atëherë lëmë shumë hapësira. Kemi nevojë për më tepër intensitet, përndryshe shkatërrojmë gjithcka të mirë që bëjmë në fazën mbrojtëse. Duhet të tregohemi edhe më shumë kompaktë. Të mbrojturit është në art. Dhe kjo funksionoi më së miri për ne, për një kohë të gjatë. Por tani na duhet të kthehemi edhe një herë të punojmë te gjërat bazike”.