Jurgen Klopp ishte udhëheqësi i Liverpool në suksesin e arritur në ‘Champions League’ sezonin e shkuar, me teknikun gjerman që vazhdon të shkruajë historinë e tij në ‘Anfield’. Por ish-trajneri i Dortmund mund të kishte qenë pjesë e historisë edhe të dy prej klubeve më të mëdhenj në botë, Manchester United dhe Real Madrid. Mediat angleze zbulojnë se Jurgen Klopp ka qenë zgjedhja e parë e drejtuesve të Manchester United për të pasuar Sir Alex Ferguson.
Gjermani ka refuzuar ofertën e ‘djajve të kuq’, diçka që është konfirmuar së fundmi edhe nga Robbie Fowler. Përpara se United të nënshkruante me David Moyes, kanë kontaktuar pikërisht Jurgen Klopp për t’i besuar nisjen e një epoke të re të klub legjendar anglez. Të njëjtën gjë kanë bërë edhe tek Real Madrid, që kërkonin të nisnin një periudhë dominuese jo vetëm në Spanjë, por edhe në Europë. Megjithatë, arsyeja pse Klopp i refuzoi dy superofertat ka qenë e njëjtë. Robbie Fowler zbuloi se këtë ja kishte treguar vetë Klopp, në një intervistë të dhënë pak përpara se gjermani të bashkohej me Liverpool. Teknikut nuk i pëlqente që drejtimi i skuadrës të përqëndrohej nga influenca e marketingut. Klopp kërkonte një klub ku të kishte paratë e mjaftueshme për të bërë merkato, markenting të mirë, por mbi të gjitha të kishte dëshirën për të fituar sa më shumë trofe. Tek Liverpool, Klopp duket se gjeti atë që kërkonte, prandaj jo më kot, gjermani thotë vazhdimisht se është mjaft i lumtur me kohën që po kalon tek ‘the reds’.