Jurgen Klopp qartëson të ardhmen

Sport

Jurgen Klopp nuk është tërhequr përfundimisht nga trajnimi, por nuk ka ndërmend të rikthehet në stol në të ardhmen e afërt. Përgjatë kësaj vere, gjermani u përfol si një kandidat që mund të merrte drejtimin e përfaqësueses angleze të futbollit, duke qenë se prej andej u largua Gareth Southgate. Megjithatë, diçka e tillë nuk do të ndodhë. Klopp ka vendosur të pushojë për një kohë të caktuar, por e sigurt është se ai nuk do t’i rikthehet profesionit të tij në ndonjë të ardhme të afërt. Këtë e ka sqaruar vetë tekniku i Liverpool, i cili në një intervistë të dhënë, ka “sheshuar” shumë dilema që ishin ngritur rreth tij. “Nuk mora një vendim të nxituar për t’u tërhequr, por ishte një vendim, për të cilin u mendova gjatë. Tani thjesht dua paqe dhe qetësi. Mendoj se ishte momenti i duhur për të pushuar pak, por, unë jam akoma i ri për të pedaluar apo për të kaluar kohë me nipërit e mi. Sigurisht që do të rikthehem, por do të duhet pak kohë. Dua ende të punoj me futbollin dhe t’i jap diçka këtij sporti nga eksperienca ime”, ka deklaruar tekniku 57 vjeçar.