Jurgen Klopp pëlqehet nga Real Madrid, nëse largohet Carlo Ançelotti

Sport

Jurgen Klopp mund të emërohet trajneri i Real Madrid. Ndeshja e kthimit ndaj Arsenalit në çerekfinalen e Champions League, konsiderohet vendimtare për të ardhmen e Carlo Ançelottit në stolin  e 15 herë kampionëve të Europës. Në rast eliminimi, atëherë, fundi i këtij sezoni, do të sillte gjithashtu edhe largimin e italianit nga kampionët në fuqi të Spanjës. Prej kohësh, në mediat është komentuar gjerësisht, se në rast largimi të Ançelottit, pasusesi më i denjë i tij është konsideruar Xabi Alonso. Megjithatë, në raportimet më të fundit, në skenë ka dalë gjithashtu edhe emri i Jurgen Klopp, ish-trajneri i Liverpool.

Që prej largimit nga The Reds një vit më parë, gjermani është pa skuadër, por nuk e ka përjashtuar në ndonjë moment se do të rikthehet më në krye të detyrës. Për shkak të eksperiencës së lavdishme që zotëron, e për shkak të trofeve madhorë që ka fituar në karrierë, 57 vjeçari vlerësohet maksimalisht nga krerët e Los Blancos, të cilët nuk të heqin dorë nga Xabi Alonso dhe të provojnë të arrijnë marrëveshjen pikërisht me Klopp.

Megjithatë, si fillim, duhet parë se si do të shkojë situata e Carlo Ançelottit, i cili nëse e kualifikon skaudrën në gjysmëfinale të Champions League, atëherë do t’i garantonte vetes më tepër siguri për të qëndruar edhe një tjetër edicion futbollistik në krye të stolit madrilen.

Në aktin e parë të çerekfinales, Reali u mund 3-0 në fushën e Arsenalit. Të mërkurën mbrëma në Madrid, Los Blancos shpresojnë të përmbysin rezultatin dhe të jenë ata që do të kualifkohen në gjysmëfinale për të pestin edicion radhazi. Gjithçka mbetet për t’u parë se ç’do të ndodhë në Madrid.