Jurgen Klopp ka nevojë për pushim pas aventurës me Liverpool

Sport

Jurgen Klopp ka nevojë për pushim. Pasi të përfundojë aventurën me Liverpool, trajneri gjerman është shprehur se të paktën një vit do qëndrojë totalisht i tërhequr nga aktiviteti.

“Pasi të mbyll kontratën me Liverpool, për një vit, do pushoj dhe nuk do bëj absolutisht asgjë. Kam nevojë të pushoj”, janë fjalët e teknikut 55 vjeçar.

Klopp është pjesë e Liverpool që prej 2015-tës dhe ky është sezoni i tij i 8-të me The Reds. Ndryshe, kjo përkthehet si periudha më afatgjatë e tij në drejtimin e një klubi, krahasuar këtu me dy eksperiencat e mëparshme në Gjermani, si me Borussia Dortmund, ashtu edhe me Mainz.

Kontrata e tij aktuale me Liverpool, e rinovuar disa muaj më parë, përfundon në verën e 2026-tës, atëherë kur Klopp do jetë 59 vjeç.

Më tej, numri një I pankinës në “Anfield” ka deklaruar se plani I tij në të ardhmen është që të kthehet në Gjermani, por nuk është I sigurt nëse do të kthehet edhe për të trajnuar ndonjë skuadër. Sidoqoftë, Klopp ka thënë, se sido që të shkojë, edhe nëse karriera e tij do mbyllej vetëm me skuadra si Mainz, Dortmund dhe Liverpool, ai sërish do të ishte shumë I kënaqur për të gjithë atë që ka arritur përgjatë këtyre viteve.