Jurgen Klopp i del në mbrojtje Mesut Ozil

Sport

klopp
Në Gjermani, çështja e Mesut Ozil vazhdon të diskutohet, sidomos pas akuzave të rënda për racizëm ndaj disa zyrtarëve të lartë të futbollit të këtij vendi. Futbollisti i Arsenal ishte ndër lojtarët më të kritikuar që përpara botërorit, për shkak të formës së tij në rënie. Por fotoja e tij dhe e Gundogan me presidentin turk, Erdogan, bëri që një shumë njerëz ta sulmonin mediatikisht 29-vjeçarin.  Për këtë gjë ka folur tashmë edhe trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, që i del në mbrojtje Ozil. Klopp shprehet se është diçka hipokrite nga ana e drejtuesve të federatës që ta sulmojnë pse ai nuk harron rrënjët e veta. “Ozil është gjerman aq sa është edhe turk. Unë kam njohur nga afër lojtarë me prejardhje nga Turqia, si Gundogan, Sahin apo Emre Can dhe më duhet të them që është e mrekullueshme se si këta djem luftojnë aq shumë për Gjermaninë, ndërkohë që nuk harrojnë edhe origjinën e tyre. Fotoja e djemve me presidentin turk nuk duhet ngatërruar me politikën. Nëse federata gjermane kërkon një fajtor për dështimin në botëror, duhet ta gjejë në zyrat e saj.”

ozil
Fjalë të forta këto nga ana e Jurgen Klopp, që mbron hapur Ozil dhe Gundogan në një situatë, që sipas trajnerit të Liverpool, ka ndikuar shumë edhe në moralin e lojtarëve.  Numri 1 i federatës gjermane të futbollit, Reinhald Grindel pati kërkuar ndjesë për mënyrën se si u ekzagjërua situata, por refuzoi plotësisht akuzat e Ozil për racizëm. Për këtë, drejtues të lartë të politikës gjermane kanë nisur edhe një hetim ndaj emrave të përfshirë në akuzat e Mesut Ozil.