JULIAN NAGELSMANN, TRAJNERI I BAYERN MUNICH:

Sport

“Champions League është një kompeticion i jashtëzakonshëm. Në San Siro nuk kam qenë asnjëherë si trajner dhe po pres me padurim që të luajmë në një stadium të tillë. Kjo do jetë një ndeshje shumë e rëndësishme. Për ne ka mjaft peshë që ta nisim takimin në mënyrën e duhur dhe për këtë kam besim se skuadra do përgjigjet pozitivisht. Bayerni është dhe duhet të jetë gjithmonë favorit për të triumfuar në Champions League. Një klub i të tilla përmasave dhe me një histori të madhe, duhet të ketë gjithmonë ambicien për të qenë favorit.

Sa i përket formacionit, kam disa ide në mendjen time, por ende nuk e kam vendosur përfundimisht. Në përbërje kemi lojtarë të të njëjtit nivel, kështu që mund të bëjmë edhe eksperimente të ndryshme, pa ndikuar në performancë. Goretzka është një kandidat për ta nisur titullar.

Sa i përket kundërshtarit, më duhet të them se Interi është një skuadër me eksperiencë. Ata kanë një trajner mjaft të mirë dhe po ashtu kanë lojtarë të një kualiteti mjaft të lartë. Një prej tyre është Lukaku, i cili sonte do të mungojë. Interit nuk i mungon kualiteti as në mesfushë, aty ku kanë 3 futbollistë për të mbuluar zona të ndryshme. Ata ndonjëherë mbyllen shumë në mbrojtje, por kjo ndodh në varësi të situatës, sepse ndonjëherë linja e tyre e mbrojtjes qëndron shumë përpara”.