Julian Nagelsmann (trajner i Bayern Munich):

Sport

“Paris SG ka karakterisitika të qarta, që mund t’i shfrytëzojmë në avantazhin tonë. Por nëse i shfrytëzojmë keq, atëherë ekspozohemi ndaj rrezikut që përfaqësojnë parizienët në kundërsulmet e tyre. S’kemi përse u lejojmë hapësira, sidomos në prapavijë, sepse mund ta pësojmë. Megjithatë nuk do të limitohemi thjesht duke u mbrojtur. Kemi ide, sesi mund t’u bëjmë keq atyre. Duhet të bëjmë kujdes ndaj Messit, i cili luan gjithmonë mes linjave. Mbi të gjitha duhet të ndalim pasimet e tij dhe t’i pengojmë të ndryshojë drejtimin e lojës. Njëkohësisht të mos jemi shumë agresivë apo të mos zhvendosemi shumë përpara. Mbappe? Ishim gati ta përballonim edhe në takimin e parë. Eshtë një nga sulmuesit më të mirë në botë, por nuk mund të mendojmë që të mbrohemi përgjatë të gjithë ndeshjes. Sadio Mane’ është duke e marrë veten pas dëmtimit. Mirëpo nuk besoj se për këtë ndeshje do të luajë titullar. Ai mund të rezultojë vendimtar edhe në ndeshje e sipër, duke hyrë nga pankina. Gjithsesi ne jemi të kënaqur që e kemi përsëri mes nesh, të gatshëm për lojë”.