Julian Nagelsmann: Gavi nuk e meritoi çmimin më shumë sesa Musiala apo Bellingham

Sport

Vendimi i France Football për të kurorëzuar Gavin si lojtarin më të mirë për moshën nën 21 vjeç, ka lënë një shije të hidhur në Munich. Ndër të tjerët në listë, Jamal Musiala ishte një prej pretendentëve për ta fituar atë titull, mirëpo djaloshi i Bayernit, nuk arriti ta fitonte dot konkurencën me atë të Barcelonës.

Për një gjë të tillë ka folur pikërisht trajneri i klubit bavarez, Julian Nagelsmann. Numri një i pankinës në Allianz Arena ka thënë se në rastin konkret, verdikti i France Football, nuk ka qenë ai i duhuri.

“Sipas mendimit tim, votat duhet të kishin shkuar në drejtim të kundërt. Jamal Musiala dhe Jude Bellingham kanë përjetuar një sezon më të mirë sesa fituesi i këtij çmimi. Parë me sytë e mi, ata janë në një nivel më të lartë sesa Gavi, është shprehur ndër të tjera takticieni gjerman.

Në mbështetje të Jamal Musiala ka dala edhe Bayern Munich. Me një postim në rrjetet sociale, klubi bavarez ka shkruar se është e vërtetë që ai nuk fitoi dot këtë herë, por kjo nuk do e ndalë dot atë që një ditë ai të jetë fituesi i “Topit të Artë”.

Në mbrëmjen gala të “Topit të Artë”, që u organizua në Paris nga France Football, Barcelona ishte një prej skuadrave më të kurorëzuara. Përveç Gavit, edhe Robert Leëandoëski fitoi trofeun “Gerd Muller”, si sulmuesi me më tepër gola të realizuar në edicionin që lamë pas. Po ashtu edhe Alexia Putellas fitoi Topin e Artë për futbollin e femrave, si lojtarja më e mirë në botë.