“Jam gati për këtë sfidë”. Kështu është shprehur Jude Bellingham në prezantimin e tij si lojtar i Real Madrid. Në “Santiago Bernabeu”, djaloshi britanik ka zgjedhur të mbajë mbi shpinë një numër aspak të zakontë, numrin 5, që identifikon legjendën e klubit, Zinedine Zidane.
“Kjo fanellë në vetevete është një përgjegjësi shumë e madhe. Zidane është një lojtar, të cilin e kam admiruar pafundësisht dhe për mua, ai ka qenë më i mirin ë botë. Synimi im është që të vazhdoj trashëgiminë e numrit 5”.
Bellingham, u bë pjesë e 14 herë kampionëve të Europës për shifrën e 103 mln eurove, duke u kthyer në këtë mënyrë, në një prej lojtarëve më të shtrenjtë të transferuar ndonjëherë nga Reali. Megjithatë, diccka e tillë nuk e shqetëson aspak britanikun, madje as nuk e merr aspak në konsideratë.
“CCmimi i lartë nuk më intereson aspak. Madje as nuk i di në detaje shifrat. Unë jam thjesht një futbollist dhe asgjë tjetër. Po pres me padurim që të shfaq të gjithë potencialin tim me këtë fanellë”, ka cituar ndër të tjera 19 vjeccari.
Bellingham do të jetë pjesë e një skuadre së bashku me Toni Kroos dhe Luka Modricc, e si pasojë, anglezi i ka thënë dy fjalë edhe për veteranët e Real Madrid.
“Të stërvitem dhe të luaj bashkë me Kroos dhe Modricc, do të jetë një epskeriencë që nuk ka ccmim. Do të përpiqem menjëherë që të mësoj sa më shumë prej tyre”, kanë qenë disa prej fjalëve të Jude Bellingham.