Jude Bellingham fiton çmimin “Golden Boy”

Sport

Janë të shumtë ata që Jude Bellingham, e konsiderojnë si lojarin më të mirë në botë aktualisht dhe në fakt, provë më të madhe sesa suksesi i tij më i fundit jashtë fushe, nuk mund të ketë. Fantazisti i Real Madrid, ka fituar çmimin “Golden Boy”, si lojtari më i mirë në botë nën moshën U21 vjeçare dhe këtë gjë e ka bërë në një mënyrë dominuese.

Nga 490 vota që është maksimumi që një lojtar mund të marrë, Bellingham ka marrë 97% të tyre, ose përkthyer në numra, 485 vota. Vetëm 5 gazetarë nuk kanë votuar për të, me pjesën tjetër të listës që ishte e përbërë nga emra si Xavi Simons, Musiala, Yamal, apo edhe Antonio Silva.

Bashkë me Bellingham, pjesë e podiumit ishin edhe Balde, bashkë me Musiala.

“Faleminderit shumë për ktë çmim. Jam shumë shumë i lumtur dhe jam me fat që kam fatin të luaj me lojtar të mëdhenj. Më vjen mirë që dëgjoj kaq shumë fjalë pozitive për veten time, thuajse nga e gjithë bota. Të jesh lojtari më i mirë në botë, nuk do të thotë të shënon vetëm gola, por duhet të ndihmosh gjithashtu edhe pjesën tjetër të skuadrës. Megjithatë, nuk nuk mendoj se jam më i miri. Unë thjesht jam pjesë e skuadrës më të mirë në botë dhe është një kënaqësi e veçantë që luaj për Real Madrid. Presioni është i madh, qoftë kur luaj me kombëtaren, apo edhe me klubin. E përsëris që kam fatin që rrethohem nga lojtarë të mëdhenj dhe kam gjithashtu mjaft emra të tjerë, të cilët i admiroj për atë që kanë dhënë në fushën e lojës. Një prej tyre është Ëayne Rooney”, ka deklaruar ndër të tjera Bellingham.

Britaniku, mori dy trofe të çmimit Golden Boy, të zakonshmin, që u dhurua nga votat e gazetarëve dhe jurisë, e po ashtu edhe një trofe tjetër të ngjashëm, që iu dhurua lotjarit, nga votat e lexuesve të uebsajteve të ndryshme, të cilësuara si votat e publikut, që në total ishin 3 milionë vota.

Në 17 ndeshje të luajtura këtë sezon me Real Madrid, Bellingham ka shënuar 15 gola, e po ashtu ka dhuruar edhe 4 asiste për shokët e skuadrës.