Juan Pablo Montoya, zyrtarizon prezencën e tij në garën Le Mans!

Sport

juan5

Juan Pablo Montoya do të jetë pjesë e garës 24-orëshe të “Le Mans”. Ka qenë vetë ish-piloti i “Formula 1” që ka zyrtarizuar marrëveshjen e tij me skuderinë anglo-amerikane “United Autosports”.  42-vjeçari i cili aktualisht po garon në “IMSA SportsCar Championship”, ka arritur të gjejë akordin me skuadrën në fjalë brenda vetëm 1 jave bisedimesh, duke konfirmuar dëshirën e madhe qe kolumbiani ka për të arritur triumfin në një nga garat më të famshme në botë. Të dyja palët filluan bisedimet pasi piloti veteran i impresionoi drejtuesit e “United Autosports” në garën e Daytonas, të cilën Montoya e ka fituar plot 3 herë në karrierën e tij.

juan2
Ish-piloti i “Formula 1” është shprehur mjaft i lumtur për këtë mundësi që i është dhënë dhe se zgjodhi të nënshkruante pikërisht me skuadrën anglo-amerikane pasi vitin e kaluar ishin paraqitur mjaft mirë në këtë garë. Juan Pablo Montoya është edhe 2 herë fitues i garës së “Indianapolis 500” dhe këtë vit, ai do të bëjë debutimin e tij në garën e “Le Mans”. Kështu ai do t’i bashkangjitet Fernando Alonsos, që firmosi pak kohë më parë me skuadrën e Toyota, por që ndryshe nga Montoya, spanjolli ka synimin e arritjes të asaj që në botën e garave me makina njihet si “triple-crown”, pra triumfi në “Formula 1”, “Le Mans” dhe “Indianapolis 500”.

juan3