Juan Jesus, mbrojtës i Napolit:

Sport

“Sot pres që unë dhe skuadra të tregojmë të gjitha cilësitë që kemi. Napoli është një ekip i ndërtuar me kujdes në të gjitha aspektet dhe ndihemi të fortë për çdo sfidë që na paraqitet. Në kampionat, kemi një distancë prej 22 pikësh me ta dhe kjo nuk është pak. Sigurisht që nuk do të kapemi tek kjo gjë, por e kemi treguar se mund të mposhtim këdo. Kundërshtari ynë është një ekip mjaft i fortë, me element të shkëlqyer në sulm si Leao, Giroud apo Brahim Diaz. Mendoj se duhet të tregojmë pak më shumë kujdes në disa situata, duke iu referuar ndeshjes së parë. Rezultati mbetet minimal dhe i shoh të hapura të gjitha mundësitë për të arritur një përmbysje. Për më tepër, kemi mbështetjen e tifozëve tanë, që në mbrëmje të tilla, gjithnjë janë një armë e fortë për ne.”