Jovic thyen rregullat e karantinimit, flet babai: Nëse duhet, djali im le të shkojë në burg

Sport

Ndërkohë që pandemia Covid-19 ka bërë që e gjithë bota të ndalë aktivitetet për disa javë me radhë, një situatë e pazakontë po ndodhë me sulmuesin e Real Madrid, Luka Joviç. 22 vjeçari kishte marrë leje nga klubi për të shkuar në Serbi, mirëpo siç duket, atje ka thyer rregullat e karantinimit të vendosura nga Reali. Mediat në Spanjë raportojnë se Joviç ka shkuar në festë me të dashurën e tij, për shkak se kjo e fundit kishte datëlindjen. Kjo ka bërë që në Serbi të qarkullojnë shumë lajme rreth tij, e në këto kushte nuk përjashtohet mundësia për një dënim me burg. Së fundmi, është babai i futbollistit, Milan Joviç, i cili është shprehur se nëse duhet, atëherë djali i tij le të shkojë në burg. “Luka ka bërë dy teste në Spanjë dhe në të dyja rastet ka dalë negativ, prandaj vendosi të vinte në Serbi. Tani ai shihet si fajtori kryesor. Nëse duhet që të shkojë në burg, le të shkojë. Jam totalisht dakord me presidentin serb dhe me kryeministrin, por vetëm në rast se djali im është fajtor”, është shprehur Milan Joviç.