Joshua Zirkzee mund të kthehet në një mollë sherri për Juventusin dhe Napolin në merkaton e Janarit. Të dyja skuadrat në fjalë, do të synojnë, që përgjatë merkatos dimërore, të afrojnë një sulmues qendre në organikat respective, sepse Dusan Vlahoviç dhe Romelu Lukaku kanë nevojë për një tjetër zëvendësues, pasi nuk mund t’i përballojnë dot të gjitha ndeshjet të vetëm. Kështu, siç përcillet nga mediat matanë detit, Zirkzee shihet si mundësi për secilën palë. Hollandezi nuk e ka nisur aspak mirë aventurën me Manchester United. i transferuar në verë për rreth 50 milionë euro, tulipani ka po arrin të përshtatet dot në Teatrin e Ëndrrave, teksa në 25 ndeshje të luajtura në të gjitha kompeticionet, ka mundur të shënojë vetëm 4 gola. Prandaj, United, mund të mos e përjashtojë mundësinë e huazimit të lojtarit në Janar, kurse heqja dorë në mënyrë përfundimtare nga shtatlarti i ofensivës, pas vetëm disa muajsh, është një mundësi që për momentin nuk mund të merret në konsndërsa. Italia shihet si destinacioni më i mirë i mundshëm për djaloshin 23 vjeçar, për shkak të së shkuarës së tij me skuadrën e Bolognan. Kjo do të thotë gjithashtu, se Juventusi mund të jetë disi më i avantazhuar, për shkak të trajnerit Thiago Motta. Për shkak se kanë punuar së bashku pikërisht tek Bologna, Motta mund të luajë një rol thelbësor që Zirkzee të pranojë të shkojë tek Juventusi. Megjithatë, këto janë vetëm disa prej raportimeve të para, sepse asgjë nuk mund të thuhet me siguri. Duke qenë se merkatoja dimërore është vetëm pak ditë, larg, të shohim se ç’do të ndodhë në të ardhmen e afërt.
Teksa një tjetër merkato është në prag të hapjes, emri i Victor Osimhen ka nisur të diskutohet ndjeshëm, ashtu sikurse në fakt jemi mësuar përgjatë viteve të fundit. Sulmuesi i qendrës, është në pronësi të Napolit, por këtë sezon është duke luajtur në huazim me klubin e Galataasarayt, duke qenë se nuk i shit dot nga klubi italian në verë. Duke parë zhvillimet e ditëve të fundit, duket e vështirë që nigeriani ta përfundojë sezonin në Turqi. Siç përcillet nëpërmjet raportimveve të mediave të huaja, Manchester United ka nisur të interesohet për Osimhen. Nga djajtë e kuq, mund të largohet Marcus Rashford, e madje kjo mund të ndodhë që në merkaton e Janarit. Thënë këtë, në skuadrën e Ruben Amorim mund të mbetet një vend bosh, çka do të thotë se krijohet hapësira për ardhjen e Osimhen. Problem mund të jetë aspekti financiar, sepse për shitjen e sulmuesit në fjalë, Napoli mund të kërkojë deri në 75 milionë euro, diçka që klubi anglez mund të mos e ofrojë dot. Megjithatë, gjithçka do të varet edhe nga mënyra se si do të shkojë situata e Rashford, për të cilin, United, synon të arkëtojë deri në 45, apo 50 milionë euro. Në rast të shitjes me një çmim të tillë, atëherë kjo do ta lehtësonte peshën e United për të nisur opracionin e quajtur, Victor Osimhen. Sipas mediave të huaja, drejtuesit e 20 herë kampionëve të Anglisë, së shpejti, mund të takohen me enturazhin agjentin e Osimhen për të shqyrtuar ndonjë mundësi pikërisht në merkaton e Janarit.