Jose Murinho, John Terry rrëfen si lojtarët e Chelsea shpërthyen në lot përpara trajnerit

Sport

Jose Mourinho është një nga trajnerët më të suksesshëm në futboll. Sukeset e tij të shumta kudo që ka drejtuar, e bëjnë atë të jetë në listën e trajnerëve më të mirë në historinë e ktëij sporti. Pas triumfit befasues me Porton në vitin 2004, ku fitoi titullin e Champions League, më pas, Mourinho mori drejtimin e Chelsea. Aventura e tij në Londër vazhdoi të jepte rezultate pozitive. Veç të tjerash, portugezi arriti të fitonte 2 herë radhazi titullin kampion. Mirëpo, edicioni 2007-2008 nuk nisi ashtu si duhej për “Special One” dhe drejtuesit e klubit morën vendimin për ta shkarkuar nga detyra. Kjo situatë shkaktoi një gjendje shumë të vështirë brenda skuadrës. Në lidhje me këtë çështje, tashmë pas 13 vitesh, është John Terry ai që tregon për atë moment. Ish-kapiteni dhe legjenda e Chelsea, rrëfen, se në momentin kur Mourinho u komunikoi lojtarëve se nuk do të ishte më trajner i tyre, në dhomat e zhveeshjes të gjithë shpërthyen në lot. Më tej, Terry thekson se ata kishin krijuar një lidhje shumë të ngushtë me të, saqë në sytë e tyre e shihnin 57 vjeçarin si figurën e babait. Lojtarët nuk e kapërdinë dot këtë qëndrim të Chelsea, ndërsa i kërkuan bordit të klubit të ndryshonin vendimin, duke tërhequr vendimin për Mourinhon, mirëpo tashmë çdo gjë kishte marrë fund. Terry thekson se ky ishte një moment shumë i vështirë në atë kohë për lojtarët e Chelsea, pasi ata nuk kishin parë ndonjëherë në karrierën e tyre një trajner të tillë. Pas asaj kohe, karriera e Mourinhos do të vinte në ngritje, teksa mori drejtmin e Interit dhe në vitin 2010 fitoi tripletën e famshme, duke e rikthyer klubin zikaltër tek titullli i Champions League prej më shumë se 4 dekadash.