Jose Mourinho mund të emërohet trajner i klubit turk, Fenerbahçe

Sport

Jose Mourinho mund të emërohet trajner i Fenerbahçes. Ky është lajmi që ka nisur të qarkullojë në mediat turke. Ish-presidenti i kanarinave, Aziz Yildirim, ka njoftuar kandidimin për t’u bërë sërish president i Fenerit, kështu që vizioni i tij është i qartë, për të ndërtuar një skuadër kompetitive dhe të denjë, si për të konkuruar brenda vendit, po ashtu të zhvillojë edhe paraqitje dinjitoze në Kupat e Europës.

Në planet e Yildirim është pikërisht Jose Mourinho, i larguar nga Roma në Janarin e këtij viti. Madje, ish-presidenti ka zbuluar se ai është takuar me teknikun portugez, një takim që ka zgjatur për rreth dy orë, teksa i ka shprehur atij se emërimi si trajner i Fenerbahçes do të ishte diçka shumë positive për secilën palë.

Fenerbahçe ka zhvilluar një sezon të mrekullueshëm në Superligën turke, mirëpo sërish, kjo mbase nuk mund të jetë e mjaftueshme për të fituar titullin kampion, duke qenë se në vendin e parë ndodhet Galatasaray.

Feneri nuk e fiton një titull kampion që prej 2014-tës, kështu që emërimi i një trajneri si Jose Mourinho, ndoshta do të ishte lëvizja e duhur që klubi gjigant i Stambollit të niste një project fitues.

Se ç’të rejash do të kemi mbi një temë të tillë, gjithçka mbetet për t’u parë, sepse edhe vetë dëshira e Mourinhos është që të kthehet sa më parë në krye të detyrës. Gjithësesi, nëse do të jetë Fenerbahçe ose jo, kjo mbetet për t’u vërtetuar në të ardhmen e afërt.