Jose Mourinho i ka orët e numëruara, mundësia e fundit janë dy ndeshjet e radhës

Sport

jose ore
E ardhmja e Jose Mourinhos te Manchester United është në diskutim më shumë se kurrë. Humbja e fundjavës me West Hamin bëri që portugezi ta shkruajë emrin në rekordet negative të “Djajve të Kuq”. Kjo e këtij sezoni është nisja më e keqe e këtyre 29 viteve. Që prej sezonit 1989-90 United nuk kishte pësuar kaq shumë humbje. Tre janë në Premier dhe duke llogaritur edhe eliminimin në Kupën e Ligës zhgënjimi bëhet edhe më i madh. Me këtë tablo të shumta kanë qenë diskutimet dhe presionet në lidhje me drejtuesit e klubit. Emra si Rio Ferdinand, Gary Neville apo Paul Schooles kanë qenë kritikët më të mëdhenj publik në emisionet televizive britanike, ndërsa tabloidë si The Sun apo Daily Mirror e nisën javën duke raportuar se Mourinho ka edhe dy ndeshje si mundësi për të bindur Ed Woodwardin dhe ambientin e United-it se gjërat mund të kthehen në normalitet.

e350fca895b1878fde963793ac629786

Kështu vëmendje maksimale për sfidën me Valencian në Champions League dhe po kështu në atë në kampionat kundër Newcastle-it. Ndërkohë The Sun raportoi të hënën se nga Djajtë alternativa kryesore për post-Mourinho është Zinedine Zidane. Ky i fundit thuhet se është telefonuar nga portugezi për ta pyetur se si qëndrojnë gjërat, pasi tashmë Mou’ po ndjen presione të vazhdueshme dhe se drejtuesit po ja punojnë pas krahëve. Nga gazetat, The Mirror ishte ajo që shkonte më lart. Sipas saj, bashkë me Mourinhon, mund të largohen edhe 12 lojtarë. Në listë janë emra si Martial, Jones, Smalling, Herrera, Shaw, Ashly Jong, Valencia apo dhe De Gea.