Jose Mourinho është pranë rinovimit të kontratës me klubin e Romës. Për të ardhmen e trajnerit portugez është folur gjatë në kohët e fundit, për shkak se marrëveshja e tij aktuale me klubin italian përfundon në verën e këtij viti.
Megjithatë, për tifozët verdhekuqë ka një lajm tejet pozitiv. Mediat përtej detit shkruajnë se tekniku 60 vjeçar do të rinovojë një paketë të re. Bëhet fjalë për një kontratë një vjeçare, me mundësi rinovimi edhe për një të dytë, bazuar në performanvën e sezonit të ardhshëm. Ashtu sikurse këtë edicion, edhë pas një viti, objektivi i Romës në kampionat është i njëjtë, të kualifikohet në fazën e grupeve të UEFA Champions League.
Sikurse bëhet me dije, rinovimi pritet të marrë rrugë zyrtare edhe brenda muajit Janar, teksa palët kanë nisur punën gjithçka të përfundojë me sukses.
Dëshira e vetë Mourinhos ishte që të rinovonte me Romën dhe këtë gjë nuk e ka fshehur, por e ka deklaruar publilkisht, megjithëse çdo herë e kishte lënë situatën në dorën e drejtuesve të klubit. Në kushte si këto, pronarët amerikanë të klubit kanë dalë në përfundimin se Mourinho duhet të vijojë punën e nisur në verën e 2021-shit.
Gjatë kësaj kohe, Special One ka krijuar një lidhje me të vërtetë të veçantë me tifozët verdhekuqë. Që prej mbërritjes së tij në kryeqytetin italian, portugezi riktheu entuziazmin në klub dhe për këtë mjafton të përmendim këtu që Roma është një nga skuadrat me më tepër tifozë në stadium, jo vetëm në Itali, por edhe në Europës.
Në dy sezone të plota, Mourinho i ka garantuar Romës dy finale europane, një në Conference League, të cilën e fitoi, ndërsa një vit më parë, shkoi deri në finalen e Europa League, por pa mundur të triumfojë dot.