JOSE LUIS MENDILIBAR, TRAJNERI I SEVILLA:

Sport

“Duhet të përqendrohemi në idetë tona, të luajmë futbollin tonë, edhe pse do të luajmë përballë skuadër më të mirë në Europë. Ekipi që do të përzgjedh, nuk do të jetë shumë i ndryshëm nga ai luajti ndeshjet e fundit të edicionit të kaluar në Europa League. Manchester City është një skuadër shumë herë më e shpejtë sesa Roma, kështu që përqendrimi nga ana jonë, duhet të jetë maksimal.

Gjithësesi, nuk duhet të ndihemi inferiorë ndaj tyre. Kemi ardhur këtu për të triumfuar. Jemi gati për t’i mposhtur dhe unë jam i bindur se do të tregohemi të guximshëm në fushën e lojës. Kjo nuk do të thotë se ne do të fitojmë patjetër, por do të luajmë pa frikë ndaj tyre.

E rëndësishme është të japim versionin më të mirë tonin dhe të përpiqemi në maksimum të komplikojmë situatën e tyre. Më pas, të shohim se ç’do të ndodhë.”