Jorge Lorenzo fiton garën e Aragon

Sport

Jorge-Lorenzo1
Kampionati Botëror i Moto GP mund të konsiderohet i rihapur. Me fitoren në Cmimin e Madh të Spanjës, Jorge Lorenzo e ka ngushtuar diferencën me Valentino Rossin në vetëm 14 pikë. Në Aragon, Doktori edhe pse zhvilloi një garë spektakolare nuk shkoi më shumë se vendi i 3-të duke u lënë pas edhe nga Dani Pedrosa, i cili arriti t’i rezistonte presionit të pilotit italian nga fillimi e deri në fund.
Dominimi i Jorge Lorenzos, ishte i pritshëm pasi piloti i Yamahas kishte rregjistruar kohë të shpejta në provat e lira. Ai nuk e vuri asnjëherë në diskutim fitoren, por kjo erdhi edhe si pasojë e rrëzimit të Marc Marquez-it në xhiron e dytë. Kampioni i Botës në fuqi edhe pse ishte një nga favoritët kryesorë për fitoren në Aragon doli nga pista në mënyrë të pabesueshme vetëm pak minuta nga starti i garës duke ia lehtësuar shumë gjërat Lorenzos.
5-shja e parë në Çmimin e Madh të Spanjës u kompletua nga dy pilotët italianë të Ducatit, Andrea Iannone dhe Andrea Dovizioso. Kur ndodhemi vetëm 4 gara përpara fundit të sezonit tashmë lufta mes Valentinos dhe Jorges do të jetë më e nxehtë se kurrë.