Jonathan David jep sinjale largimi nga Lille. Sulmuesi kanadez është në vitin e fundit të kontratës me klubin francez, e si pasojë, rreth të ardhmes së tij ka nisur të flitet shumë. Në fakt, për 24 vjeçarin diskutohet prej kohësh, se mund të bëhet pjesë e një klubi të madh. Ndonëse deri më tani nuk ka ndodhur, nuk pritet të jetë e largët dita, kur David të transferohet në një kampionat më të fortë. Në lidhje me të ardhmen e tij, ka folur vetë futbollisti, i cili ka lënë të nënkuptuar se po pret momentin për të zgjedhur mundësinë më të mirë.
“Ashtu sikurse është presidenti i klubit ka thënë, diskutimet për rinovim të kontratës vazhdojë. Ne jemi në një process, por që asgjë nuk është vendosur ende. Nuk dua të mbyll asnjë derë. Gjithçka është 50 me 50”, janë fjalët e kanadezit.
Sulmuesi në fjalë, është pjesë e Lille, që prej verës së 2020-tës, dhe që prej atëherë ka lënë gjurmë të rëndësishme, duke thyer edhe rekorde të ndryshme. Në Francë, ai ka fituar gjithashtu edhe një titull kampion, ndërsa këtë sezon, është golashënues i kampionatit me 11 finalizime.
Sa u përket klubeve të interesuara për të, raportimet janë se për Jonathan David ka interes nga Anglia, apo edhe Italia. Teksa jemi në prag të merkatos së Janarit, më shumë përditësime pritet të ketë për të ardhmen e sulmuesit 24 vjeçar.