John Aldridge jep këshilla për merkaton e ‘the reds’

Sport

John Aldridge ishte një nga ato figura që e përjetoi më së shumti triumfin e Liverpoolit në ‘Champions League’ dhe ish-sulmuesi i ‘të kuqve’ tashmë ka dhënë këshillat e tij rreth merkatos që duhet të bëjë ish-skuadra e tij. Sipas Aldridge, emra si Griezmann apo De Ligt, që janë përfolur së fundmi nëpër media, nuk duhet të jenë një objektiv real i merkatos së Liverpoolit. Irlandezi mendon se 2 lojtarët në fjalë janë shumë të kushtueshëm, kërkojnë paga të larta dhe e ardhmja e tyre duket sikur vendoset nga menaxherët. Aldridge shton se drejtuesit e Liverpoolit duhet të përqëndrohen tek objektiva të arritshëm dhe që të jenë sa më shumë efektivë për skuadrën. Për repartin ofenisv, ish-sulmuesi sugjeron emrat e Lucas Moura dhe Ëilfried Zaha. Sipas Aldridge, braziliani i Tottenham ka mbetur i zhgënjyer nga lënia jashtë formacionit titullar në finalen e ‘Champions League’ dhe një largim është i mundshëm. Për më tepër, irlandezi theksoi faktin se Lucas mund të luajë në të gjitha pozicionet e sulmit, ndërsa Zaha është një lojtar që e njeh mjaft mirë ‘Premier League’-ën. Sipas tij, nëse Zaha ka besimin e duhur, mund të bëhet ndër golashënuesit më të mirë. Kurse për mbrojtjen, Aldridge u shpreh se sa do e bukur të duket dyshja De Ligt-Van Dijk, Liverpooli duhet të përqëndrohet tek objektiva që nuk kërkojnë shpenzime aq të mëdha sa talenti i Ajaksit, dhe për këtë alternativat në ‘Premier League’ sipas tij nuk mungojnë.