Joel Matip (mbrojtës i Liverpool):

Sport

“Mund të them se ndihem gati. Jam mirë fizikisht dhe gati për të ndihmuar skuadrën. Mbi të gjitha, duke parë se gjërat nuk po shkojnë më së miri. Ky është momenti për të treguar veten, se kush jemi. Për të shfaqur fytyrën tonë të vërtetë. Këtë periudhë nuk kemi pasur arsye për të qenë të kënaqur, kështu që kemi punuar për të ndërruar këtë trend aspak të mirë, që kemi pasur deri tani. Mbi të gjitha jemi përqendruar tek faza e mbrojtjes, sepse kemi shfaqur disa probleme. Cila është gjëja më e madhe që duhet për të arritur sërish sukseset? Hapi i parë është të mbrojmë si duhet. Dicka e tillë të ndihmon gjithmonë për t’u kthyer në rrënjët e tua, po aq sa mund të ndihmojë kur je duke lufutar për të kapërcyer një periudhë rezultatesh negative”.