JOAO FELIX, SULMUES I BARCELONËS:

Sport

“E njoh skuadrën e Portos nga e kaluara ime dhe mund të them se janë një klub shumë i mirë. Janë të organizuar në të gjitha aspektet dhe gjithmonë kanë në përbërje lojtarë të nivelit të lartë. Unë mendoj se e kam gjetur veten mirë tek Barcelona. Sigurisht që ka ende vend për t’u përmirësuar. Dua të ndihmoj sa më shumë skuadrën dhe këtë e them duke menduar se duhet të krijoj sa më shumë raste shënimi. Nuk është e rëndësishme nëse shënoj apo jo, por dua të bëj detyrën tim për të ndihmuar shokët e ekipit me raste të mira për të realizuar. Një nga gjërat e para që kam mësuar kur erdha në këtë klub, ishte pikërisht synimi për të fituar çdo ndeshje. Tek Barcelona duhet të kalosh çdo limit sa i përket nivelit të punës e duhet të japësh gjithçka për të fituar, ndeshje pas ndeshje. Nuk është aspak e lehtë të ndryshosh ambjentin disa herë në një kohë të shkurtër. Gjithësesi mund të them se ndihem i lumtur me atë se çfarë po përjetoj në këtë skuadër dhe dua ta vazhdoj të jap më të mirën time në fushën e lojës. Njësoj si të gjithë lojtarët e tjerë, dua vetëm të fitoj dhe jam i gatshëm të bëj gjithçka për të arritur objetkivat e vendosur që në fillimin e sezonit.”