Joao Felix pretendon se dëshiron të largohet nga Chelsea.

Sport

Joao Felix mund të largohet nga Chelsea në merkaton e Janarit. Mediat e huaja, e më konkrtisht ato portugeze, informojnë se për 25 vjeçarin ka nisur të interesohet Benfica, klubi ku Felix u rrit dhe nisi të shkëlqente, për t’u bërë më pas, pjesë e skenës së madhe të futbollit europina. Mirëpo, duhet thënë se djaloshi portugez duket se nuk po përshtatet dot me një nivel të tillë. Pasi nuk funksionoi tek Atletico, apo në radhët e Barcelonës si i huazuar, fantazisti po po gjen dot veten as në klubin e Chelsea.

Këtë sezon futbollistik, Felix ka luajtur 16 ndeshje me Chelsea në të gjitha kompeticionet, ndërsa shumicën e rasteve nuk preferohet as titullar nga trajneri Enzo Maresca, të paktën në Premier League. Sa i përket finalizimit, Joao ka mundur të shënojë vetëm 7 gola, një shifër relativisht e ulët, me atë që pritej prej lojtarit në fjalë. Për të kuptuar rënien e Joao Felix, mjafton të përmendim këtu, që kartoni i tij në merkato, tani vlen vetëm 30 milionë euro, teksa 3 vite e gjysmë më parë, çmimi i tij ishte 100 milionë euro.

Në kushte si këto, por krijohen të gjitha rrethanat, që Felix të huazohet diku tjetër, në mënyrë që të fitojë minuta në këmbët e tij. Benfica duket një destinacion i mundshëm për luzitanin, për më tepër, që në radhës e klubit nga Lisbona, për të do të ishte edhe një rikthim, duke qenë se ka dalë nëpërmjet ekipeve zinxhirë të 38 herë kampionëve të Portugalisë.

Mbi këtë temë, sigurisht që pritet të ketë të dhëna të tjera përgjatë ditëve të ardhshme, duke qenë se jemi shumë pranë nisjes së merkatos së Janarit, ndërsa ajo që vlen të theksohet, është gjithashtu fakti se kontrata e Felix me Blutë e Londrës, është e vlefshme, deri në 30 Qershor të 2031-shit.