Joachim Low i zhgënjyer nga sjellja e Ozil dhe e drejtuesve të Arsenal

Sport

zilimenje

Pak ditë më parë, trajneri i Gjermanisë, Joachim Low vizitoi Londrën dhe ambientet e klubit të Arsenal, por kjo vizitë e tij nuk shkoi aspak siç tekniku e kishte menduar. Low vizitoi ambientet stërvitore të Arsenal, gjatë qëndrimit të tij në Londër këtë javë, sipas raportimeve, me qëllim për tu takuar me menaxherin e akademisë, ish-mbrojtësin e Gjermanisë, Per Mertesacker. Besohet se ai ka diskutuar edhe me Bernd Leno dhe Shkodran Mustafi, ndërkohë që Ozil nuk ishte prezent për tu takuar me trajnerin e Gjermanisë. Organizatori i Arsenal u tërhoq nga përfaqësuesja në korrik, pas zhgënjimit në Kupën e Botës në Rusi 2018, ku Gjermania u eliminua që në fazën e grupeve.
Low kishte folur edhe më parë për tentativa të dështuara komunikimi me Ozil, përmes telefonit, me marrëdhënien mes tyre që duket se vijon të jetë në nivelet minimale. “Mesut nuk ndodhej, ndaj duhet të pranojmë faktin se ai nuk dëshiron të komunikojë me ne për momentin. Unë nuk e di arsyen. Personalisht jam i zhgënjyer, pasi kemi punuar bashkë për aq shumë kohë. Do të më kishte pëlqyer një diskutim personal. Natyrisht unë do ta kisha marrë mundimin të flisja me Mesut Ozil, që vazhdoj ta kem për zemër.”
Prej kohësh situata mes Ozil dhe federatës gjermane të futbollit mbetet e ndezur, ndërkohë që për të shtuar akoma më shumë tensionin mendoi disa ditë më parë Manuel Neuer. Portieri dhe kapiteni i ‘panzerave’ deklaronte se Ozil, në asnjë moment nuk e kishte veshur me dëshirë e krenari fanellën e Gjermanisë.