Jo vetëm Juventus dhe Milan, Interi I bashkohet garës për Joshua Zirkzee

Sport

Duket thuajse e pamundur që Joshua Zirkzee të qëndrojë tek Bologna sezonin e ardhshëm, por duket mëse e mundur që sulmuesi të vijojë të luajë në Serie A. Përveç Milanit dhe Juventusit, mediat gjermane, bëjnë me dije, se në garë për të siguruar shërbimet e futbollistit, është bërë edhe Interi.

Mirëpo, si fillim, klubi I parë, që mund të sigurojë shërbimet e Joshuas, është Bayern Munich. Zirkzee është pikërisht një futbollist I akademisë bavareze dhe në momentin e transfermimit të 22 vjeçarit tek Bologna, Bayerni gëzon një klauzolë riblerjeje të lojtarit që shkon në shifrën e 40 milionë eurove.

Megjithatë, sikurse thuhet në mediat gjermane, bavarezët nuk janë të interesuar për rikthimin e hollandezit, duke hapuar në këtë mënyrë, rrugën për klubet italiane. Drejtuesit e klubit zikaltër, janë të idesë që duke nisur nga sezoni I ardhshëm, të kenë 5 sulmues pjesë të ekipit të tyre. Nëse aktualisht, kalendari është I ngjeshur, duke nisur nga sezoni I ardhshëm, kalendari do të ngjishet edhe më tepër, për shkak të se do shtohen ndeshjet në Champions League. Thënë këtë, prania e një numri të lartë sulmuesish në skuadër është kthyer në një domosdoshmëri.

Vlera e kartonit të Joshua Zirkzee konsiderohet 40 milionë euro, ndërsa për të siguruar të ardhurat për blerjen e tij, Interi mund të shfrytëzojë faktin që këtë herë arkat do të mbushen për shkak të sezonit të suksesshëm në Serie A, me titullin kampiona që duket shumë pranë. Po ashtu, parashikohet që edhe këtë herë, zikaltërit të përshkojnë një edicion të gjatë në Champions League, që ndër të tjera, përkthehet edhe në të ardhura më të mëdha, që mund të mblildhen dhe të shpenzohen për të blerë sulmuesin Joshua Zirkzee.

Në sezonin e tij të parë në Itali, me ngjyrat e skuadrës së Bolognas, Zirkzee numëron 11 gola dhe 6 asiste në 30 ndeshje të luajtura në të gjitha kompeticionet.