Jo vetëm Anderlecht…Sa shumë skuadra ishin prapa Abazajt!

Sport

kristali
Transferimi i Kristal Abazajt tek Anderlecht-i në kampionatin belg është nga më të shtrenjtët e bërë, prej futbollistëve të kampionatit shqiptar, ndër vitet të fundit.Lojtari i Luftëtarit duket se ka qenë i destinuar të përfundojë në futbollin belg, pasi nga burime pranë tij mësohet se gjatë merkatos së janarit, kishte qenë shumë pranë një tjetër ekipi të Jupiler Ligës, siç është Mesheleni. Mirëpo, në momentin e fundit, drejtuesit e kësaj skuadre kishin hequr dorë, duke menduar se nuk ia vlente të shpenzonin për një lojtar që vinte nga kampionati shqiptar.

kristal2
Ky moment caktoi fatin e Kristalit, që rrezikoi të shkonte në një klub që lufton për të mos rënë nga kategoria. Teksa në harkun e pak muajve arriti të bindë një skuadër të rëndësishme që lufton për titullin në Belgjikë, siç është Anderlechti. Trajneri Hein Vanhjzebruk mbeti i mahnitur nga golat e 21-vjeçarit dhe nuk u mendua dy herë për të dhënë aprovimin, sa i takon afrimit të talentit shqiptar. Për më tepër, Anderlecht arriti të mposhtë edhe konkurrencën e disa klubeve të tjerë, të cilët po vëzhgonin Abazaj gjatë kohës së fundit. Sipas raportimeve në mediat belge, lojtari i Luftëtarit po në pronësi të Skënderbeut, kërkohej edhe nga Bazeli në Zvicër, Empoli në Itali dhe Salsburgu në Austri. Por ja që skuadra nga Brukseli u tregua më e shpejtë.

abazaj1
Menaxheri Shkumbin Qormemeti, i cili përfaqëson disa nga mesfushorët ofensive më të mirë që ka prodhuar futbolli shqiptar në vitet e fundit, ka folur me superlative për Abazajn.Sipas tij, nuk ka dyshime që Kristal është një talent i rrallë. Aq sa në një prononcim për “Nieuësblad” në Belgjikë, e ka cilësuar si mesfushorine krahut më të mirë në Ballkan. Menaxheri që realizoi transferimin e tij u ka bërë të qartë belgëve se shumë shpejt do të shphin cilësitë e vërteta të talentit shqiptar.