Jo Ronaldo, ja kush është njeriu vendimtar i finaleve të Realit

Sport

garth bale

Supergoli i tij ndaj Liverpulit e konfirmoi si njeriun vendimtar të finaleve. Sa herë shënon Gareth Bale, është fakt që Reali fiton një trofe të rëndësishëm. Në Kiev, uellsiani hyri në lojë nga stoli, por i mjaftuan vetëm 3 minuta që të shndërronte në spektakël krosimin e Marselos. Një top i dërguar në këndin e portës, aty ku Karius nuk mund të mbërrinte dot. Më pas erdhi edhe i dyti, këtë radhë si dhuratë nga portieri gjerman iLiverpulit. Për të perfeksionuar kështu një mbërmje të paharrueshme për uellsianin. E mbi të gjitha për Realin.
bale111

Mirëpo, golat në finale, tashmë Bejl i ka kthyer në…zakon. Zanafilla daton më 16 prill 2014, në aktin e fundit të Kupës së Mbretit, kur shënoi kundër Barcelonës një nga golat më të bukur të karrierës së tij, duke i dhënë fitoren 2-1 madrilenëve. Ishte kryevepra e parë prej 100 milionë eurosh. Një muaj më vonë nuk mungoi firma e tij as në finalen e Champions League kundër Atletikos së Madridit. Atë që solli “La Deciman”, edhe falë realizimit me kokë të Bejl në minutën e 110. Për të ardhur më pas tek Botërori për klube në fundin e vitit 2014. Sërish Bejl është autor i dyfishimit të rezultatit pas avantazhit të Ramos…Nuk ishte një gol me rrofeshiatë nën këndin e portës, por vlen së tepërmi për statistikat. Megjithëse nuk ka rëndësinë historike të asaj që realizoi në Kiev. Kur goditja magjike në ajër, pa frikë mund të cilësohet si e barazvlefshme me dy gola.