Jess Thorup, trajneri i Copenhagen:

Sport

“Kemi bërë një nisje të dobët të këtij sezoni dhe ndeshje të tilla janë të rëndësishme për të ndryshuar situatën. Nuk duhet të mendojmë për sfidat që i kemi kaluar tashmë, por të përqëndrohemi tek kjo ndeshje ndaj Trabzonsporit, që për momentin është më e rëndësishmja për sezonin tonë. E dimë se luajmë ndaj një kundërshtari të fortë, që vjen si kampioni i Turqisë dhe që ka lojtarë me shumë cilësi në përbërje. I kam ndjekur dhe mund të them se janë mjaft të përgatitur, taktikisht, por edhe individualisht. Kanë disa elementë që mund të ndryshojnë rrjedhën e ndeshjes. Ne e dimë se ku duhet të bëjmë kujdes. Duam të jemi mes më të mirëve të Europës dhe e kemi merituar të mbërrijme deri këtu. Tani na pret prova më e fortë. Lojtarëve u kam thënë të japim maksimumin e tyre sot dhe të mos mendojnë se do të ketë edhe ndeshje kthimi. Në të tilla situata, nuk është mirë të ecësh duke menduar për sfidën e radhës.”